Shqipëria do të përfshihet nga kthjellime dhe rritje temperaturash këtë të hënë.
Sipas MeteoAlb vendi ynë vijon të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku zonat e ulëta dhe bregdetare vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. E njëjta situate e qëndrueshme meteorologjike do të jetë në mbrëmje dhe në orët në vijim.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent verior duke krijuar në det dallgëzim 1 -2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Pjesa më e madhe e kontinentit karakterizohet nga moti i qëndrueshëm KU kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante. Po-ashtu ne ndikimin e motit të kthjellët POR me temperatura të ulëta mbetet rajoni i Ballkanit. Ndërsa Europa veriore dhe zona e alpeve VIJOJNE me vranësira dhe reshje të dendura shiu dhe dëbore. Gjithashtu; shira të dendur dhe stuhi ere do të ketë në brigjet e Turqisë./TCh/
Tentohet të vidhet Posta Shqiptare në Shkodër
Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë
Tragjedi në kantonin e Argau, 18-vjeçari ngjitet mbi tren, v...
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...
Gjykata cakton datën e seancës për shpërthimin në Ibër-Lepen...