Rritja e çmimeve të shportës ka qenë në vëmendjen e opinionit publik prej muajsh tashmë. Prej janarit çmimet e produkteve bazë kanë shënuar rritje mesatarisht me 33 për qind.
Një familje shqiptare në mars i paguan produktet bazë të shportës mesatarisht 33 për qind më shtrenjtë se dy muaj më parë.
Mielli është rritur me 36 për qind ndërsa buka me 17 për qind. E nëse dëshiron që tavolinës të mos i mungojnë bulmetrat, i njëjti gjalpë sot paguhet thuajse me dyfishin e çmimit që kushtonte në janar.
Edhe qumështi, kosi dhe djathi janë shtrenjtuar deri në 33 për qind. Veza në janar kushtonte 17 lekë [0.14 euro]. Në mars, çmimi i vezës arriti 30 lekë [0.24 euro] për kokërr duke u rritur me 76 për qind në dy muaj.
Rritjes së çmimeve nuk i ka shpëtuar edhe uji i pijshëm, vaji i lulediellit dhe sheqeri. Në përgjigje të situatës qeveria ka krijuar një bord për kontrollin e çmimeve të produkteve ushqimore bazë./Euronews Albania
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...