Pavllo Mihali, babai i Marvinit që u vra pabesisht me thikë nuk gjen më qetësi. Kampion atletike në kohën e tij, por sot shpirti i është vrarë, lotët i janë tharë, zëri i është terur dhe…nuk do të jetojë mes vorbullës e thashethemnajës që po ngrihet mbi djalin e tij të vetëm që nuk e ka më. Sakaq fjalëve rrëqethëse të Pavllos, i bashkangjiten edhe ato të një dëshmitari okular të ngjarjes i cili në një rrëfim për newsbomb.al, hedh dritë për këtë ngjarje.
“Pas traumës dhe goditjes së madhe për humbjen e shokut ,vëllait, mikut tim të shtrejtë Marvit na shtojnë dhimbjen e shpirtit spekulimet e mediave në lidhje me ngjarjen. Ai nuk kishte konflikt me asnjë më parë sepse nuk ishte njeri i konflikteve. Marvi nuk vdiq për një celular apo një karikues që nuk ishin as të tij. Celulari dhe karikuesi ishin të miat. Më vjen keq që shoqeria shqiptare i jep më tepër rëndësi përkatësisë së një celulari sesa jetës së një të riu”, thotë Haxhiu për newsbomb.al
Më tej në rrëfimin e tij prekës për vdekjen e Marvi Mihalit, Armand Haxhiu i bën një apel mediave që të mos abuzojnë me këtë çështje. “Ti ike si trim Marv, e tani ti je një engjëll në qiell. Ju lutem çdo media mos e keqinterpretoni ngjarjen, mos e përbaltni figurën e tij. Ai ishte një djalë i rrallë me virtyte. Marv me ikjen tënde iku dhe një pjesë e madhe e zemrës time me ty. Lutem çdo ditë që shpirti yt të gjejë prehje pranë Zotit dhe t’u lehtësohet dhimbja prindërve dhe të afërmeve të tu. Pushofsh në paqe mbreti im”, e mbyll rrëfimin e tij tejet prekës për “newsbomb.al”, Armand Haxhiu.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...