Hetimi i 36 kutive të para të qarkut Shkodër ka nxjerrë në pah vetëm gabime njerëzore nga ana e administratës zgjedhore, pasi nga verifikimi i stafit të KQZ nuk rezulton të ketë pasur vjedhje votash apo shkelje ligjore që mund të ndëshkohen me gjobe apo burg.
Prej dy ditësh Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë pamjen e një qendre të numërimit të votave. Nga hetimi i kutive te para të Shkodrës u konstatua se në tabelën përfundimtare janë hedhur 3 vota më shumë në favor te PSD-së së Tom Doshit, 1 më pak për koalicionin e Kujtim Gjuzit, 1 vote më shumë për LSI, 4 për PD ndërsa PS ka marrë 6 vota më shumë sesa i takonin.
Procesi i verifikimit te rezultatit 25 Prillit, po injorohet nga partitë politike. Mungesa më e madhe që bie në sy është e Partisë Demokratike, e cila pretendon se nuk ka pasur zgjedhje, por masakër elektorale./tch
Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e nj...
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...