Kryeministri i vendit Edi Rama këtë të martë ka qenë në Kavajë në kuadër të rindërtimit ku sot pritet që të dorëzohen edhe 206 banesat e bllokut të dytë, pas bllokut të parë të pallateve ku 153 familje hynë në shtëpi të re këtë vit të ri.
Rama në fjalën e tij nuk i ka kursyer ironitë për palën kundërshtare, ku u ka thënë qytetarëve që të kenë kujdes me bravat që të mos jua bllokojnë, se ato janë nga Kavaja dhe ngatërrohen me dy gishtat.
“Bravat i keni të sigurta dhe bëni kujdes mos vijnë tjerët dhe jua bllokojnë sërish, se jeni nga Kavaja ju dhe mund të ngatërroheni me ato dy gishta. Ne nuk kemi bërë asnjë dallim në lidhje me këtë proces dhe të gjithë janë trajtuar pa dallim politik. Kryetari i Bashkisë ka akoma shumë punë për të bërë pasi pas nuk mund të rrihet me ato ndërtesa të vjetra, por duhet që të ndërtohen ambiente sportive. Dita e votimit është një por për katër vite ne jetojmë sëbashku dhe punojmë sëbashku.
Tërmeti ra si një fatkeqësi e madhe dhe mijëra qytetarë humbën banesat dhe ju e dini më së miri këtë”, ka thënë Rama./abcnews.al/
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi