Anëtarë nga të dy krahët politikë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA paraqitën një rezolutë dypartiake, që bën thirrje për një qasje të re ndaj Iranit.
Kjo, nisur nga intensifikimi i protestave të qytetarëve të vendit islamik dhe nga rritja e represionit të regjimit të ajatollahëve.
Rezoluta, e sponsorizuar nga një numër komisionesh parlamentare të Kongresit amerikan, përfshirë këtu atë për punët e jashtme, për forcat e armatosura dhe sigurinë, mori mbështetjen e shumicës së anëtarëve të Dhomës.
Nisur nga fakti se anëtarët kryesorë të opozitës iraniane ndodhen në Shqipëri, kongresmeni Robert Aderholt, bashkëkryetar i Grupit për Çështjet e Shqipërisë, vlerësoi rolin e vendit tonë në strehimin e tyre.
“Unë dua vetëm të falënderoj qeverinë shqiptare për mbështetjen e saj dhe dua të bëj gjithçka që mundem për t’i inkurajuar ata që të mbështesin një Iran të lirë”, tha Aderholt, kongresmen në SHBA.
Rezoluta i kërkon administratës Biden të mbështesë luftën e popullit iranian për demokraci dhe të drejtat e njeriut, ndërsa dënon shkeljen e tyre nga regjimi iranian dhe mbështetjen e tij ndaj terrorizmit.
Gjithashtu, dokumenti i bën thirrje administratës që të ndërmarrë hapa për ta mbajtur regjimin përgjegjës për sjelljen e tij, për aktivitetin bërthamor dhe për programin e raketave balistike./euronews
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...