Në Britaninë e Madhe, jemi me fat që kemi afër Evropën – një kontinent i pasur me gjeografi mahnitëse, kulturë tërheqëse dhe sharm të njohur në mbarë botën.
Nuk është çudi që Evropa përbën më shumë se gjysmën e turizmit ndërkombëtar, shkruan gazetarja Selene Nelson në revistën britanike “Rest Less”.
Ndërsa destinacionet klasike si Franca, Spanja dhe Italia mbeten të famshme, ato nuk janë ndër më të lirat. Por pushime po aq magjike mund të shijohen në vende të tjera evropiane, me kosto shumë më të përballueshme.
Shqipëria – sekreti i ruajtur i Evropës
E izoluar për pjesën më të madhe të shekullit XX, Shqipëria ka qenë prej kohësh një nga sekretet më të ruajtura të kontinentit. Sot, portat e saj janë të hapura dhe vendi po shndërrohet në një destinacion që pritet të mbipopullohet nga turistët në vitet e ardhshme.
Riviera Shqiptare është një perlë e vërtetë: plazhe ëndërrimtare, ujëra të kristalta blu dhe një atmosferë e paprekur nga turizmi masiv. Vendpushime si Dhërmiu dhe Ksamili ofrojnë akomodim, ushqim dhe udhëtim me çmime të ulëta, duke e bërë Shqipërinë një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë.
Por bukuria e Shqipërisë nuk kufizohet vetëm në bregdet. Në brendësi të vendit gjenden male madhështore, qytete-fortesa, kështjella të rrënuara dhe rrënoja të lashta greke e romake. Ky kombinim e bën vendin tërheqës si për adhuruesit e historisë, ashtu edhe për aventurierët dhe dashnorët e plazhit.
Tirana – zemra e gjallë e Shqipërisë
Kryeqyteti i gjallë, Tirana, është një bazë e shkëlqyer për të eksploruar pjesën tjetër të Shqipërisë dhe është një nga vendet më të përballueshme në Evropë për të ngrënë jashtë dhe për të shijuar jetën urbane.
Lista e vendeve më të lira në Evropë
Sipas “Rest Less”, Shqipëria renditet mes 14 destinacioneve më të lira për t’u vizituar në Evropë, së bashku me: Mali i Zi, Portugalia, Malta, Republika Çeke, Greqia, Sllovakia, Bullgaria,,Polonia, Rumania, Hungaria, Bosnjë-Hercegovina, Sllovenia, Estonia/rtsh
Durmishi: Lubizhda është e vendosur të mos lëshojë pe
Ndërpritet përkohësisht seanca në rastin e sulmit të Ibër-Le...
Tre të vrarë nga një shpërthim në Moskë, mes tyre dy oficerë...
Rritja e konsumit dhe ndërprerja e energjisë, KOSTT sot me k...
Shqipëria pranon dërgesën e parë të sistemeve antitank Javel...
Presidenti i Gjermanisë: Solidaritet me Ukrainën për Krishtl...