Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruar me erë të fortë kanë përfshirë vendin në dy ditët e fundit, duke shkaktuar probleme në disa akse rrugore.
Rrëshqitja e dherave ka bllokuar disa rrugë ndërsa prurjet e lumenjve dhe përrenjve kanë izoluar fshatrat në Librazhd dhe Gramsh:
Reshjet e shiut kanë vazhduar përgjatë gjithë natës në Lezhë, por raportohet se situata po mbahet në kontroll për të shmangur përmbytjet. Niveli i lumenjve dhe sistemi kullues është në kuota normale. Hidrovorët janë në gatishmëri teknike për pune, njoftojnë autoritetet lokale.
Shirat e furishëm kanë shkaktuar rrëshqitje dherash në disa akse rrugore të Librazhdit. Pamjet nga rruga e Qarrishtës tregojnë bllokimin e plotë, që e bën këtë aks të pakalueshëm nga automjetet.
Disa fshatra të Gramshit janë bllokuar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë vazhduar gjatë natës. Top Channel raporton se në Poroçan është bllokuar fshati Gjere dhe Holtë. Ka vështirësi për të lëvizur drejt qendrës së Poroçanit, për shkak të fryrjes së përroit Liçaj.
Në njësinë e Kushovës është bllokuar fshati Kërpicë. Në njësinë administrative Pishaj është shembur ura e fshatit Liras. Problem për qarkullimin e mjeteve ka dhe në Bicaj, Posnovisht, Kishtë.
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ketë dyfishim të shtesav...
Kurti u del në mbrojtje krerëve të UÇK-së: Kërkesa për dënim...
Dëmet nga tërmeti: Çahet muri brenda një banese në Fushë Kos...
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...