Ministri shqiptar i Transportit Edmond Haxhinasto po ndjek nga afër situatën në Rrugën e Kombit dhe masat e marra, pas reshjeve të dendura të dëborës. Haxhinasto tha se janë angazhuar të gjitha strukturat.
“Jam këtu për të parë nga afër gjendjen e rrugës dhe masat e marra në kushtet e përkeqësimit të motit. Ka angazhim të strukturave dhe firmës kontraktore, është e rëndësishme që kjo rrugë të mos bllokohet pasi është mjaft e rëndësishme”,tha Haxhinasto.
Ministri kishte një thirrje edhe për shoferët:
“U bej thirrje përdoruesve të automjeteve që të kenë kujdes të madh pasi kjo rrugë në mot të keq ka prezencë të akullit dhe borës. Zbatim të rregullave të qarkullimit dhe sinjalistikës. Në këtë arterie kryesore janë në gatishmëri një flote e terë borëpastruesesh”, u shpreh ministri Haxhinasto.
Ndërkohë në rrugën e Kombit ka prezence të mjegullës se dendur, ndërsa Kukësi është përfshirë nga reshjet të dendura të shiut, njofton Oranews.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...