Drejtues të mjeteve nga Shqipëria që kanë qenë në Strugë, kanë mbetur të bllokuar nga bora. Maqedonia e Veriut nuk ka vendosur asnjë borëpastruese të hapë aksin rrugor.
Kanë qenë autoritetet e doganës shqiptare që bëjnë të ditur se policia e shteti fqinj ka bllokuar mjetet e vogla të pa pajisur me zinxhirë si dhe kamionët që udhëtojnë në drejtim të Shqipërisë.
Ndërsa aksi rrugor Qafe Thanë-Korçë dhe Qafë Thanë-Prrenjas është tërësisht i hapur dhe lehtësisht i kalueshëm, mjaftojnë vetëm gomat dimërore. Qarkullohet pa zinxhirë.
Autoveturat shqiptare që janë bllokuar nga policia maqedonase për të vazhduar rrugën, janë bllokuar për protokoll, pasi nuk kanë qenë të pajisur as me goma dimërore dhe as me zinxhirë.
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...