Në Bulqizë të Shqipërisë vijon të jetë një situatë e rënduar nga moti i keq. Shumë fshatra të njësive administrative janë të bllokuar.
Edhe sot minatorët e zonës D nuk arritën të shkojnë në punë. Në qarkun e Lezhës dhe në Shkodër qytet reshjet e bores kanë pushuar, por të bllokuar janë Vermoshi dhe Thethi. Në Korçë vetëm aksi Korçë-Dardhë mbetet i kalueshëm me zinxhirë, transmeton tch.
Aksi Librazhd-Peshkopi për momentin është i bllokuar, në fshatin Llange ka rënë një ortek dëbore, dhe po punohet për hapjen e rrugës. Vazhdojnë të jenë të bllokuara disa fshatra të Librazhdit dhe Prrenjasit ku gjithashtu ka mungesë të energjisë elektrike.
Murati: Opozita mund t’i parandalojë zgjedhjet nëse propozon...
Tahiri: Seanca e 27 prillit të mbahet pasdite, shkak homazhe...
Nagavci kërkon nga PDK dhe LDK propozimin e tre kandidatëve ...
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...