Kryeministri i Shqipwrisë Edi Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se Njësia Elite RENEA po përfaqëson Shqipërinë në “SWAT Challenge Dubai 2026”, një nga kompeticionet më prestigjioze ndërkombëtare të forcave speciale.
Për të pestin vit radhazi, Policia e Shtetit merr pjesë në këtë garë, ndërsa këtë vit RENEA konkurron me dy ekipe, RENEA “A” dhe RENEA “B”, duke demonstruar nivel të lartë profesionalizmi mes dhjetëra ekipeve nga rreth 50 shtete të botës.
“RENEA në elitën botërore të forcave speciale në “SWAT Challenge Dubai 2026”. Në Dubai po zhvillohet “SWAT Challenge Dubai 2026”, një nga kompeticionet më prestigjioze ndërkombëtare të forcave speciale.
Për të pestin vit radhazi, Policia e Shtetit përfaqësohet nga Njësia Elite RENEA, e cila këtë vit konkurron me dy ekipe, RENEA “A” dhe RENEA “B”.
Në ditën e tretë të garave, ekipet e RENEA-s po demonstrojnë profesionalizëm të lartë në një garë ku marrin pjesë rreth 50 shtete me 109 ekipe nga e gjithë bota”, tha kryeministri Rama.
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...
Osmani takon Angilin, e falënderon Erdoganin për forcimin e ...
Haxhiu takohet me Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundi...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Rama paralajmëron masa të ashpra: Hedhja e mbeturinave ndërt...