Raporti vjetor mbi monitorimin e ujërave të liqeneve dhe deteve në Europë tregon se Shqipëria ka tashmë plazhe dhe liqene të pastra.
Raporti i publikuar dje, vlerëson me nota të shkëlqyera Greqinë dhe Qipron, si dy vendet që kanë detet dhe liqenet më të pastra në Europë.
Në të njëjtën linjë janë edhe Gjermania, Luksemburgu dhe Malta. Ndërsa te më të ndoturit hyjnë Franca, Spanja dhe Italia. Estonia ka marrë notë mbetëse, së bashku me Irlandën dhe Holandën.
Ndërsa Shqipëria ka marrë notë kaluese, së bashku me liqenet e Zvicrës. Në total janë monitoruar 21 mijë plazhe detare dhe liqenore në të gjithë Europën për vitin 2014.
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...
`Diella` fiton çmimin e parë për përdorimin e inteligjencës ...
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut