Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se Vlora është një prej destinacioneve më të lakmuara turistike në platformën globale të rezervimeve Booking për vitin 2024.
Rama u shpreh se kjo paralajmëron flukse të shtuara vizitorësh drejt këtij destinacioni në këtë sezon, shkruan Arbresh.info.
“MIRËMËNGJES dhe me Vlorën e Rilindur, që është një prej 10 destinacioneve më të lakmuara turistike në platformën globale të rezervimeve Booking për vitin 2024, duke rrëmbyer vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare për të paralajmëruar flukse të shtuara vizitorësh drejt saj këtë sezon, ju uroj një ditë të bukur”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbete...
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...