Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar shkollën 9 vjeçare dhe kopshtin ”Fran Ivanaj”, në Ishull-Shëngjinë në Lezhë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka shkruar se 60 shkolla të reja po rindërtohen dhe do të rehabilitohen në vijim në të gjithë vendin, falë financimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, bashkive dhe partnerëve ndërkombëtar.
“Edhe një tjetër shkollë e rindërtuar me standarde europiane. Shkolla e re 9-vjeçare dhe kopshti “Fran Ivanaj” në Ishull-Shëngjin, në Lezhë, e rindërtuar falë programit #EU4Schools, ofron sot kushte dinjitoze për rreth 250 nxënës e mësues.60 shkolla të reja po rindërtohen dhe do të rehabilitohen në vijim në të gjithë vendin, falë financimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, bashkive dhe partnerëve tanë ndërkombëtar’, shkroi Rama./Arbresh.info
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...
Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë