Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Paris, për samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elysée,
Kreu i qeverisë ka ndarë pamjet teksa është pritur nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
“Paris – Mikpritja në Pallatin Élysée nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pak para nisjes së samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën”, shkruan Rama.
Po ashtu, Rama u takua me ministrin e Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin, “për të folur lidhur me pjesëmarrjen e partnerëve francezë, në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri dhe konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standartet e me praktikat më të mira europiane”.
Trump: Fitore e plotë për Amerikën, ditë e madhe për paqen b...
KEDS tregon cilat zona mbesin sot pa rrymë për shkak të puni...
Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuzit për dy javë
Moti sot në Shqipëri
Mblidhen sot katër komisione parlamentare
Gjykata Kushtetuese sot pret vizitorë