Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama udhëtoi sot, më (12 janar), drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për të marrë pjesë në aktivitetet e Javës së Qëndrueshmërisë Abu Dhabi 2026.
Në njoftimin e tij, Rama u shpreh se, “gjithmonë ndihet i mikpritur vëllazërisht në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe se kjo vizitë është një mundësi për të forcuar bashkëpunimin dypalësh. Diskutimet do të fokusohen në nisma të reja për zhvillim të qëndrueshëm, energji të pastër dhe projekte strategjike që lidhen me ekonominë dhe investimet.
Ky forum global, i mbështetur nga Emiratet dhe kompania lider në energjinë e pastër Masdar, synon të adresojë sfidat më urgjente të qëndrueshmërisë në botë.
Gjatë eventit, vendet pjesëmarrëse do të zhvillojnë diskutime të përbashkëta për të përshpejtuar zhvillimin e përgjegjshëm dhe për të nxitur përparimin gjithëpërfshirës ekonomik, social dhe mjedisor.
Gjatë kësaj vizite pritet të diskutohen projekte të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, me theks të veçantë tek energji e pastër, investimet strategjikedhe nismat që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm.
/rtsh.al/
Manchester United synon ta transferoj mbrojtësin e Bournemou...
Aleatët e NATO-s refuzojnë të bashkohen me bllokadën e Trump...
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit
Bllokada e porteve iraniane hyn në fuqi
Rama këshilla për operatorët turistikë: Kujdes me çmimet, mu...
Trumpi paralajmëron eliminimin e anijeve iraniane që shkelin...