Ashtu siç u diskutua në mbledhjen e kryesisë së PS-së, kryeministri Edi Rama merr edhe rolin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropës.
Teksa presidenti Ilir Meta nuk dekretoi emërimin e Gent Cakaj si ministër, drejtimin e këtij dikasteri do e marrë vetë Rama.
Ai shkruan se këtë çështje do e çojë në Gjykatën Kushtetuese, por deri atëherë ai do të marrë edhe rolin e ministrit.
“Presidenti s’e ka ç’dekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues.
Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese.
Deri atë ditë që vjen shumë shpejt, do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”, shkruan Rama

Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...