Nga Lezha kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ironizuar protestën e djeshme të opozitës duke thënë se po e mendon “seriozisht” që vendi të ofrojë dhe “turizëm protestash”.
Rama ka deklaruar se edhe protestat e opozitës mund të shfrytëzohen për pak turizëm, një paketë që sipas tij mund t’i ofrohet të huajve që vijnë në Shqipëri.
Rama: Numri i turistëve nordkikë, këtë vit rritet me 20 % dhe ai i turistëve polakë me 40 %. Këto janë shifra që vijnë nga kontrata të operatorëve. Në muajin mars patëm 10 % më shumë të huaj që kanë hyrë në Shqipërie dhe në prill pothuajse 10% më shumë.
Kjo obobo-ja e madhe nuk ka ndikuar aspak tek numri i turistëve, madje mund të bëhemi një që ofrojmë edhe turizëm protestash. Mund të jetë një atraksion. Sidomos kur kemi të bëjmë me protesta të tilla të organizuara dhe stacione të përcaktuar dhe me të gjithë atë skenografinë e përgatitur për argëtuar njerëzit përmes ekraneve, mund të përfshihen në kalendarin turistik, për t’i ofruar uristëve të marrin pjesë në protesta, vetëm se do të “numërohen”, si protestues dhe do i rrisin numrin artificialisht
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...
Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: Ai ndodhej...