Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi përmes një statusi në Facebook se të hënën do të udhëtojë drejt Brukselit për hapjen e një grupi të ri kapitujsh në kuadër të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Sipas Ramës, ky takim zhvillohet në kuadër të Konferencës së Katërt të Negociatave me BE-në. Ai theksoi se negociatat synohet të përfundojnë në vitin 2027, duke e bërë Shqipërinë të gatshme për anëtarësim pas kësaj periudhe.
Në postimin e tij, Rama nuk kurseu ironitë ndaj opozitës, duke shkruar:
Po si thanë?
S’ka më hapje kapitujsh ëëë?! U alarmua Europa nga narkodiktatura ëëë?! Madje mua s’më dhanë as darkë se u solla keq ëëë?!
Ëh ëh ëh… Të hënën në BE për Konferencën e Katërt të negociatave dhe një seri tjetër kapitujsh që hapen
Këto janë negociatat më intensive në historinë e integrimit dhe kur mendon që Mali i Zi negocion që nga 2012, ndërsa ne që vjet dhe kur mendon edhe që kalendari ynë është vetëm 3 vjet, pra i mbyllim në 2027 e jemi gati për të hyrë në BE, atëherë s’ke si mos u thuash honxhobonxhove të kënetës politike e mediatike dhis is ëë mirrakëll of fridom
God blles Allbena God blles Jurop
Kurti: AKI po avancon kapacitetet dhe po forcon sigurinë kom...
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...
Rivarroset dëshmori Agron Gjocaj, Haradinaj: Kujtimi për të ...