Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Shkup, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me Presidentin e Kroacisë, Kryeministrin e Malit të Zi dhe Kryeministrin e Sllovenisë.
Rama u shpreh se duhet të zbatohet sa më shpejt kërkesa e Shqipërisë për bashkëfinancim me NATO-n, për bazën e re detare në Porto Romano.
Sipas kreut të qeverisë, NATO do të sigurojë akses të shpejtë në këtë pjesë të Evropës.
“Aplikimi i Shqipërisë për bashkëfinancimin e bazës detare të NATO-s në Porto Romano. Besojmë se çdo gjë që ndodh hap pas hapi, e përforcon vlerën strategjike dhe për vetë NATO-n që do të fitojë një akses të shpejtë në këtë pjesë të Evropës. Shqipëria ka përmbushur me buxhetin e vitit 2024, edhe objektivin e financimit të mbrojtjes me 2%, siç është shtruar nga tryeza e NATO-s për të gjitha vendet anëtare. Ne do të vazhdojmë të jemi shumë të anagzhuar për të përforcuar kapacitetet tona, mbetemi në frontin e vendeve të NATOS, një anëtar i përgjigjshëm dhe i palëkundur në misionet e përbashkëta”, theksoi Rama ndër të tjera gjatë fjalës së tij./abcnews.al
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...