Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar në Hagë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Aleancës që zhvillohet atje.
Përmes një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se me Rutte diskutuan për temat kryesore të samitit, për situatën në Ballkanin Perëndimor, si dhe për projektin e Portit të Ri të Durrësit, ku NATO do të përfshihet në ndërtimin e një terminali ushtarak.
Gjithashtu, biseda është përqendruar edhe në përgatitjet për Samitin e NATO-s që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027.
“Hagë, Samiti i NATO-s – Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte, me të cilin folëm për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë”, shkroi Rama./Arbresh.info
Interesim i madh për ndeshjen Kosovë-Turqi, FFK del me njoft...
E zhdukur që nga 2001, ribashkimi emocionues i nënës me vajz...
Eliminimi nga Botërori 2026, Duka: Humbje që dhemb
Një qytetar tregon me video se njëhesori i energjisë tregon ...
Serbi i dyshuar për organizimin e incidenteve raciste, fshih...
Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në kryeqytet