Kryeministri, Edi Rama mori pjesë dje në Konferencën e Industrialistëve të Rinj Italianë, mbajtur në Santa Margerita Ligure, në veri të Italisë. Në këtë konferencë, Rama ftoi investitorët italianë për të shtrirë bizneset e tyre edhe në vendin tonë, duke ju shpjeguar edhe lehtësitë e shumta që Shqipëria ofron për investitorët e huaj.
“Besoj se tani me integrimin e shqiptarëve të cilët erdhën 20 vite më parë me shumë probleme dhe pengesa, mjafton kujtojmë që janë 40 mijë kompani këtu në Itali të krijuara dhe të cilat shkojnë përpara nga shqiptarët që paguajnë taksat dhe janë integruar me kulturën tuaj duke pasur parasysh edhe interesin ekonomik, hapësira e vetme që kemi mes nesh është deti”, tha Rama. “Është fakt që Shqipëria vuan një perceptim të krijuar në vite që nuk e ndihmon, por mjafton të vini një herë për pasur dëshirën për tu rikthyer dhe ju mund ta dëshmoni këtë.”
I pyetur nga gazetari i njohur italian, Enrico Mentana, se çfarë ka mësuar Shqipëria nga modeli italian, Rama u përgjigj se ndryshe nga 20 vjet më parë, kur ishin shqiptarët ata që emigronin në Itali, sot ndodh e kundërta. “Në 20 vjet prirja ka ndërruar kah. Sot rreth 20 mijë italianë jetojnë në Shqipëri, sipërmarrësi dhe punëtorë, si edhe një numër i konsiderueshëm studentesh që studion aty. Ndërsa po të më pyesin se çfarë është Shqipëria për një sipërmarrës italian, është ajo që ju shikoni në ëndrrat tuaja dhe atë që s’mund të keni në Itali, dmth një vend me taksa minimale, kosto të punës të arsyeshme, forcë pune e re dhe e kualifikuar, dhe distanca midis Italisë dhe Shqipërisë është më e vogël sesa veriu me jugun e Italisë. Në Shqipëri, mund të hapesh një ndërmarrje brenda 8 orëve duke paguar 1 euro”.
“Është një fjalë kyçe që duhet të jetë pjesë e përditshmërisë të çdo force politike në qeveri dhe është efiçenca. Nëse nuk ka efiçencë është e panevojshme të rrish të flasësh për të drejtat e punëtorëve, për të majtën, për principet e të djathtës. Mjafton të gjesh çfarë e bën shtetin më efiçent, çfarë e bën një industri më efiçente, çfarë e bën një shërbim më efiçent. Nëse kjo quhet e djathtë shumë mirë, mua kjo nuk më intereson shumë” tha Edi Rama.
Ndërsa, Enrico Mentana tha se po të ndaloj këtu sepse po vazhduam kështu do të ribashkojmë mbretëritë e Shqipërisë dhe Italisë dhe ju japim kurorën menjëherë.
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...