Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim në rrjetin e tij social Facebook ka njoftuar se shqiptarët e diasporës do të kenë për herë të parë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e 11 Majit.
Në mesazhin e tij, Edi Rama ka theksuar se angazhimi i diasporës është thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë dhe zhvillimin e saj në vitet që vijnë.
“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë e mundësimit për herë të parë të së drejtës së votës për shqiptarët e diasporës në zgjedhjet e 11 Majit, e duke ftuar secilin prej jush të regjistrohet si zgjedhës deri më datë 4 mars, për Partinë Socialiste si rrugën e vetme që do të ndërtojë shtetin modern shqiptar e që brenda pak vitesh do ta bashkojë me familjen e madhe të BE-së, ju uroj një të diel të mbarë“, shkruan Rama.
/rtsh.al/
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...