Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se Kompania e fluturimeve Ryanair do të jetë gati prej 31 tetorit të nisë fluturimet në Shqipëri, pas firmosjes së marrëveshjes disa muaj më parë.
“200 fluturime në javë në 17 destinacione”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ndër të tjera, kryeministri shqiptar tha se kjo kompani e fluturimeve planifikon krijimin e vendeve të reja pune si edhe ofrimin e mundësive të reja për fluturime direkte mes Tiranës dhe kryeqyteteve evropiane, shkruan Arbresh.info.
Shefi i qeverisë shqiptare tha se numri i vizitorëve të huaj ishte 45% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
“Shqipëria Turistike po rritet çdo muaj; vetëm për shtatorin numri i vizitorëve të huaj ishte 1.1 milionë, 45% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...