Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamjet e punimeve të portit të ri turistik të Vlorës këtë të diel.
Përmes një postimi në Facebook, Rama thekson se me këtë investim Shqipëria do të integrohet në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut, ndërsa shtiu se me portin e ri të jahteve do të ketë vende pune të reja, shërbime dhe të ardhura.
“MIRËMËNGJES dhe me Portin e Ri Turistik, i cili do ta pasurojë së shpejti peizazhin e Vlorës së Rilindur edhe me jahtet e shumëmunguara të vizitorëve, duke e integruar më në fund Shqipërinë në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut dhe duke hapur burim të ri domethënës rritjeje të punësimit, shërbimeve, të ardhurave nga ekonomia e detit, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama./Arbresh.info
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...