Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot në 10 shkurt fotografi në rrjetin e tij social “Facebook” me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa.
Rama shprehet se foton me zyrtarin e lartë të BE-së e ka realizuar përpara darkës së mbrëmshme në Bruksel. Kreu i qeverisë e konsideron Antonio Costa-n një mik të tij të çmuar.
“Mirëmëmgjes, me këto momente përpara darkës së mbrëmshme të punës në Bruksel, me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun tim të çmuar, António Costa, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Kujtojmë se kryeministri ka zhvilluar gjatë ditës së djeshme më 9 shkurt një vizitë zyrtare në Bruksel, ku u prit në takim nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Në fokus të këtij takimi ishte procesi i negociatave të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Takimi i Ramës me Costa-n konsiderohet si një mundësi për të diskutuar sfidat e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE dhe për të përcaktuar hapat e ardhshëm në rrugën drejt anëtarësimit.
Sjellim ndërmend se një nga çështjet kryesore të mbetura pezull është Raporti i Vlerësimit të Standardeve për Reformimin e Gjyqësorit, i njohur si IBAR, i cili lidhet me kapitujt 23 dhe 24 të procesit të negociatave.
Deri më tani, Shqipëria nuk ka mundur ta marrë këtë raport të plotë dhe të miratuar nga shtetet anëtare të BE-së. Pa aprovimin e këtij dokumenti, procesi i mbylljes së kapitujve nuk mund të ecë përpara.
Në diskutimet e mëparshme në nivel ambasadorësh, është kërkuar që Shqipëria të ofrojë prova konkrete mbi ndëshkimin e zyrtarëve të lartë të akuzuar, përfshirë vendime përfundimtare të gjykatave dhe sekuestrime të pasurive. Ky është një nga kushtet që konsiderohen jetik për të treguar progresin në reformën në drejtësi./tvklan.al
Prokuroria: Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët
Kërkohet paraburgim ndaj dy shtetasve palestinez për veprën ...
Prokuroria: Të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shta...
Municion dhe pajisje ushtarake me emblemë të Serbisë zbulohe...
I harruari i FIFA-s dhe Topit të Artë, Raphinha nderohet në ...
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë