Problemi shumëvjeçar i përmbytjes së Xhamisë së Plumbit në Shkodër po gjen zgjidhje në kuadër të projektit që po zbatohet nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Fondacioneve të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga kantieri i punës në Xhaminë e Plumbit, monument kulture i kategorisë së parë, ndërtuar në vitet 1773-1774 nga Mehmet pashë Bushati (Plaku).
Rama shprehet se puna vijon për kthimin e këtij tempulli jo vetëm besimtarëve, por edhe Shkodrës, si një tjetër destinacion atraktiv turistik.
Problemi i përmbytjes do të mënjanohet përmes një sistemi drenazhimi, të organizuar mirë rreth ndërtesës dhe përmes krijimit të një sistemi kullimi të sigurt.
Xhamia po i nënshtrohet restaurimit, duke ruajtur çdo element që e bën këtë ndërtesë unike, duke përdorur teknika dhe materiale origjinale. /Arbresh.info/
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...
Teknologji e avancuar në shërbimin shëndetësor, Edi Rama jep...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë, e kalueshme për të gjitha automjet...
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Media ndërkombëtare shkruan për fitoren spektakolare të Koso...