Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama prezantoi gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, këtë të hënë, ndryshimet në kabinetin qeveritar.
Nga ndryshimet e bëra preken 6 ministri, ndërkohë që është shkrirë Ministria për Standardet dhe Shërbimet dhe është shtuar Ministria e Pushtetit Vendor, e cila do të drejtohet nga Arbian Mazniku.
Shefi i qeverisë shqiptare bëri me dije se është larguar Olta Xhaçka nga posti i Ministres për Europën dhe Punët e Jashtnë dhe në vend të saj është emëruar Igli Hasani.
Sakaq Ogerta Manastirliu është larguar nga Ministria e Shëndetësisë dhe është emëruar si Ministre e Arsimit dhe Sportit.
Ministrja Delina Ibrahimaj është zhvendosur nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave për të marrë drejtimin e Ministrisë së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.
Në Ministrinë e Finanacave dhe Ekonomisë është emëruar Ervin Meta.
Deputetes së PS Anila Debaj i është besuar posti i Ministrisë së Bujqësisë, ku do të zëvendësojë ish-ministren Frida Krifca.
Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është emëruar Albana Koçiu.
Ndryshimet në kabinetin qeveritar të prezantuara nga kryeministri Rama pritet t’i paraqiten të martën Presidentit Bajram Begaj.
Ndryshimet e bëra:
Ministër i Finanacave dhe Ekonomisë: Ervin Mete
Ministri për Evropë dhe punët e Jashtme: Igli Hasani
Ministër i Arsimit dhe Sportit: Ogerta Manastirliu
Ministri i Bujqësisë: Anila Denaj
Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: Albana Koçiu
Ministër Shtetit për Sipërmarrjen: Delina Ibrahimaj
Ministër Shteti për pushtetin vendor: Arbian Mazniku/euronews.al
34 kryesues ndalohen për 48-orë për manipulim votash në Mitr...
Pesë vjet nga marrëdhëniet diplomatike Izrael-Kosovë, vjen u...
Xhaka vazhdon rehabilitimin, mungon ndaj Burnleyt
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...