Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën sot, se edhe në raste fatkeqësish si ajo e sotmja në Shkodër ku mbeti i vrarë nënkomisari i FNSH-ve, PD nuk përcjell solidaritet.
Ai iu referua akuzave të PD-së për lidhjet e ministrit të Brendshëm me shefin e kufirit në Dhërmi:
“Vajmedet PD që dhe ditën e rënies së punonjësit të policisë në krye të detyrës s’të nxjerr goja një fjalë solidariteti po veç llum e për lumë”, shkruan Rama në Facebook.
Pak minuta pas kësaj deklarate, i është kundërpërgjigjur edhe kreu i partisë opozitare Lulzim Basha, i cili i cilësoi si sulm ndaj opozitës deklaratën e Ramës, ndërsa shtoi se opozita ka qenë e para që u solidarizua me familjen e oficerit, sapo ngjarja ndodhi:
“S’ka gjë më të turpshme të sulmosh opozitën ditën e rënies së oficerit në krye të detyrës. Fakt është që PD dhe unë u solidarizuam të parët me familjen dhe forcat e policisë mbrëmë sapo ngjarja ndodhi. Këtë e bëmë njerëzisht, jo për politike siç e shfrytëzon ky sot”.
“Por kur ngjarja e rëndë ndodhi, kokoshi kishte të tjera halle, kishte hallin e pushtetit ndaj po hidhej e përdridhej në prehrin e Metës, pa dashur t’ia dijë as për rendin, as për oficerin e rënë në krye të detyrës”.
“Tani që i plasin në fytyrë lidhjet kriminale të ministrit të Brendshëm, mbrohet duke sulmuar opozitën me rrena dhe duke keqpërdorur me ligësi perverse, të rënët në krye të detyrës. Marre e turp për këtë Vajmedet kryeministër”, shkruan Basha.
Trump: Irani po kërkon liri, SHBA është gati të ndihmojë
Drenica përforcohet me mesfushorin spanjoll Ian Soler
Sonte do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave
Raportohet se ushtria amerikane ka sulmuar objektivat e Shte...
Vërshimet, AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E mena...
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Rama: Kemi realizuar mbi 3...