Qeveria shqiptare lajmëroi se pas orës 12 të natës gjatë sezonit turistik muzika live do të ndalohet.
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar drejtuesi e policisë së qarkut e deri të shefat e Komisariateve në rast mos zbatimi të ligjit.
“Kompromiset, apo shtrira për bashkishe për të lejuar zhurma pseudomuzike përtej afatit që i përkasin të shkuarës, bizneset të ndjehen në shtëpinë e tyre të patrazuar nga askush dhe asgjë, dhe asnjë të mos ndihet i fyer sepse atij i mbyllet muzika sipas rregullit, ndërsa atij tjetrit i lihet muzika kundër rregullit. I kam kërkuar drejtorit që për cdo rast masa ndaj drejtuesit të policisë së qarkut, shefit të komisariatit dhe atyre që mbulojnë zonën të jetë drastike, e menjëhershme të jetë largim pa kthim nga policia e shtetit. Duhet një qetësi, një rregull, një pastërti, një lehtësi të paharrueshme që të huajt që vijnë këtu të largohen me kujtimin se në Shqipëri gjetën atë që nuk e prisnin, respekt, siguri dhe mirësjellje nga Punonjësit e policisë së shtetit, të policisë rrugore, nga ato në territore”, tha Rama.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje