Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video me përshtypje pozitive nga turistë të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë qytetin bregdetar të Durrësit.
Në video shfaqen vizitorë nga vende të ndryshme të botës, të cilët flasin me entuziazëm për përvojën e tyre në qytetin historik shqiptar.
Disa prej turistëve janë kthyer për herë të dytë apo të tretë në Durrës, ndërsa të tjerë po e vizitojnë për herë të parë, të impresionuar nga mikpritja, bukuritë natyrore dhe trashëgimia kulturore.
“Ne jemi nga Palm Springs në Kaliforni. Historia e këtij qyteti na duket mahnitëse. Durrësi ka relika të mrekullueshme nga e shkuara. Është një qytet shumë interesant për tu vizituar”, shprehet një turist.
“Jemi nga Bazilikata. Kemi qenë këtu të paktën 3-4 herë. Karakteristikat si deti, vendi, shëtitjet dhe gjithashtu njerëzit mikpritës na kanë bërë që të sjellim edhe dy njerëz të tjerë dhe do të rikthehemi me njerëz të tjerë”, thotë një tjetër turist.
“Hera jonë e parë që vijmë këtu. Kemi ardhur dje kështu që nuk kemi vizituar shumë, megjithatë ka shkuar mirë. Njerëzit janë përpjekur të na kuptojnë dhe ndihmojnë. Është shumë bukur dhe ka shumë gjëra për të parë”, thekson një turiste./Arbresh.info
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohet një person
Elijona fton banorët për të festuar ditëlindjen e saj së bas...
FIFA dhe UEFA konfirmojnë ndryshimet statutore të FFK-së
Vodhi një televizor më 2024, arrestohet i dyshuari në Kaçani...