Google ADS

Rama ndan pamjet nga punimet në shkollën “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan

11:03 | 23 Maj 2024
E.K

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa pamje nga punimet në shkollën “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan.

Rama me anë të një postimi në Facebook shkruan se bëhet fjalë për një tjetër investim të Ministrisë së Arsimit, që do të garantojë kushtet më të mira për nxënësit.

“Drejt fundit punimet në shkollën “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, që do të garantojë kushtet më të mira për 650 nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle“, ka shkruar Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale