Google ADS

Rama ndan pamje të rrugës Orikum-Dukat: Investim infrastrukturor që i shërben flukseve turistike

09:22 | 11 Qershor 2024
E.K

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa pamje të rrugës Orikum-Dukat, rrugë të cilën ai e quajti panoramike.

Rama me anë të një postimi në Facebook tha se kjo rrugë është një investim infrastrukturor që i shërben flukseve turistike të këtij sezoni.

“MIRËMËNGJES dhe me rrugën panoramike Orikum-Dukat, një investim infrastrukturor që i shërben flukseve turistike të këtij sezoni, duke lehtësuar trafikun dhe shkurtuar distancat për në plazhet e bukura të jugut, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama./Arbresh.info