Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë këtë të mërkurë pamje nga kantieri i Muzeut Historik Kombëtar, duke e cilësuar si një nga projektet më të rëndësishme të turizmit kulturor në vend.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga kantieri i rilindjes së Muzeut Historik Kombëtar, një thesar i rëndësishëm i turizmit kulturor, ju uroj një ditë të mbarë”, – shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.
Muzeu Historik Kombëtar, institucioni më i rëndësishëm në rang kombëtar, mbylli dyert për publikun më 15 mars 2024.
Sipas njoftimeve zyrtare, ai do të qëndrojë i mbyllur për katër vite, me rihapjen e planifikuar më 15 mars 2028.
Projekti parashikon restaurimin, rikonstruksionin dhe muzealizimin e objektit, i shpallur Monument Kulture i kategorisë së Dytë.
Ndërhyrjet në Muzeun Historik janë pjesë e programit EU4Culture, që mbështet 24 objekte të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, me një fond prej 40 milionë eurosh të siguruar nga Bashkimi Europian dhe buxheti i shtetit.
Investimi pritet të sjellë një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si publiku do të lidhet me historinë dhe elementët e identitetit kombëtar.
Vetëm gjatë vitit 2023, Muzeu Historik Kombëtar u vizitua nga 99,796 persona – një rritje prej 80% krahasuar me vitin 2022, kur numri i vizitorëve ishte 55,306.
Me këtë projekt, Rama e ka cilësuar kantierin si “rilindjen e muzeut”, duke e vendosur në qendër të vizionit për zhvillimin e turizmit kulturor në Shqipëri.
/rtsh.al/
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin
Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra ishte në Greqi
Kosova nesër mëson rivalët e kualifikimeve për EURO 2028