Përpara takimit me studentët e universitetit të Shkodrës, Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së.
Disa prej tyre, me parullat “Rama ik, Qeveri teknike dhe Rama , o plehër kimike”, i kanë kujtuar Ramës të kthejë sytë nga protesta e opozitës përpara kryeministrisë që sot ka hyrë sot në ditën e saj të 12-të dhe të mos harrojë kërkesën kryesore: Largimin e tij dhe krijimin e qeverisë teknike.
Është dashur ndërhyrja e Policisë për të larguar protestuesit dhe lejuar Ramën të hyjë në universitet.

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026