Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ndodhet në Nju-Jork, mori pjesë në takimin vjetor të Presidiumit të Internacionales Socialiste, në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste. Rama është zv/president i Presidiumit të Internacionales Socialiste.
Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi i zhvilluar sot. Ai ka mbajtur dhe fjalën e tij gjatë punimeve të Presidiumit të Internacionales Socialiste.
Kryeministri Rama ndodhet në SHBA, ku mori pjesë dhe foli në takimin vjetor të Kombeve të Bashkuara ‘Samiti për të Ardhmen’, me temë “Dialogu për të ardhmen digjitale”.
Rama po ashtu zhvilloi një sërë takimesh, si me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan; me Sultan Ahmed Al Jaber, ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe etj.
Me ftesë të aktivistit të njohur shqiptar dhe kreut të Këshillit Kombëtar të Diasporës, Mark Gjonaj, Rama zhvilloi një bashkëbisedim me përfaqësuesit e 100 shoqatave të shqiptarëve të Amerikës./atsh
Zyrtare: Fiton Ademi transferohet tek Llapi
Rezultatet e zgjedhjeve, deri tani, janë pranuar gjashtë ank...
Vrasja e konduktorit në Gjermani, avokati: Pesë persona beso...
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama