Liderët e shteteve anëtare të NATO-s që po marrin pjesë në Samitin e NATO-s në Bruksel kanë gjetur kohë për ta përcjellë gjysmëfinalen dramatike mes Kroacisë dhe Anglisë.
Në një video të postuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama, shihet vetë Rama bashkë me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministren britanike Theresa May si dhe presidentin turk Recep Tayyip Erdogan teksa shohin gjysmëfinalen në një telefon të mençur.
Pa dyshim se Theresa May duhet të ketë patur më shumë emocione pasi në gjysmëfinale ishte Kombëtarja e vendit të saj, që humbi kundër Kroacisë, në vazhdime, me rezultat 2:1, njofton Klan Kosova.
Madje gjatë videos, kryeministrja britanike njoftohet se referi që po e gjykon këtë përballje Angli-Francë është i nacionalitetit turk.
Por, një moment edhe më interesant është kur gjithçka merr fund dhe Kroacia e siguron vendin në Finalen e Botërorit 2018 dhe të pranishmit e “ngushëllojnë” Theresa May për humbjen.
Madje Rama i thotë se “Kupa e Botës do të vijë në Ballkanin Perëndimor”.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155950511671523/
“Është një turp!”, Laporta kritikon FIFA-n për dëmtimin e Ra...
Para seancës mblidhet Komisioni për Legjislacion, disa pika ...
Reagimi i parë i Malit pas eliminimit nga Big Brother: “Fito...
Rama bashkëbisedim me të rinjtë: Hyrja në BE nuk është vetëm...
Sot bëhen 27 vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjak...
KOMF: Fëmijët me autizëm ende pa mbrojtje të garantuar