Hannah dhe Nick, blogerët e njohur nga Holanda kaluan në Shqipëri 10 ditë, duke i bërë një super promovim destinacioneve shqiptare, që nga Thethi, në Berat, Gjirokastër e patjetër në plazhet e jugut.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale momente nga vizita e dy turistëve holandezë në vendin tonë, ndërsa solli në vëmendje rritjen e ndjeshme të numrit të turistëve holandezë në Shqipëri.
“Nga 6 mijë turistë holandezë që vizituan Shqipërinë vitin e kaluar në periudhën janar-korrik, këtë vit kanë ardhur në vendin tonë deri në fund të korrikut mbi 33 mijë vizitorë nga Holanda”, shkruan Rama.

Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin