Kryeministri Edi Rama e nisi ditën sot duke publikuar disa shifra nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit lidhur me numrin e të punësuarve në qarqet kryesore në vend.
Sipas shifrave, 20.764 është numri i të punësuarve në të gjitha qytetet, përgjatë periudhës 8 mujore, janar-gusht të këtij viti.
“Mirëmëngjes, dhe duke u thënë paraprakisht të tërë atyre këtu, që do shajnë e do përqeshin (si gjithmonë kur flitet për punën dhe punësimin) se çdo numër në këtë videoinformacion është një i punësuar rishtas, me emër dhe mbiemër në regjistrin e sigurimeve shoqërore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./Arbresh.info
IKD: Ndryshimi i përbërjes së Komisionit për Dhënien e Provi...
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet...
Deklaratat e Trump, Irani paralajmëron përgjigje vendimtare ...
Provimi i Jurisprudencës, reagon kryetari i Gjykatës Supreme...