Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e nisi fjalimin e fitores me një falenderim për të gjithë ata që i dhanë mandatin e katërt.
Rama tha se shqiptarët zgjodhën Partinë Socialiste për rrugën drejt Bashkimit Europian.
“Për një sfidë më të madhe se asnjëherë më parë. Në katër vjet mbollëm ende më shumë besim te Shqipëria, ne mbollëm ende më shumë shpresë për Shqipërinë. Shqipërinë europiane po e ndërtojmë gurë pas guri prandaj mblodhëm votat. Këto zgjedhje përballën Shqipërinë që di çfarëdo, dhe kë nuk do. Shqiptarët zgjodhën mes një Shqipërie gjithnjë më të mirë, dhe një Shqipërie të përgojuar me sy të nxirë nga grushtat e urrejtjes politike. Mes dritës së yjeve të europës dhe errësirës së gropës së një kapeleje fake, Shqipëria zgjodhi yjet”, tha Rama në nisje të fjalës./tch
Skenari i çmendur: Barcelona mund ta festojë titullin e kamp...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup për të drejtën e pr...
Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump...
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...