Korridori VIII, me pikënisje në kompleksin portual Durrës–Porto Romano dhe dalje në Detin e Zi është përfshirë zyrtarisht në planet dhe infrastrukturën kritike ushtarake të NATO-s, duke u njohur si korridor sigurie për mbrojtjen kolektive të Aleancës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ndau disa nga veprat që janë studiuar, projektuar dhe po zbatohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si vepra përbërëse të këtij Korridori.
Në veprat e ndërtuara dhe që po ndërtohen në terren në kuadër të Korridorit VIII përfshihen autostrada moderne, ndërtimi i portit strategjik të Porto Romanos, si dhe hekurudhat e mbështetura nga Bashkimit Evropian.
“Korridori VIII, pjesë e rrjetit europian TENT, tashmë i certifikuar si korridor sigurie për forcat e NATO-s”, shkruan Rama.
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...