Kryeministri Edi Rama në vizitën e tij zyrtare që po zhvillon këtë të premte në Rumani, u prit në një takim nga homologu, Victor Ponta.
Pas takimit, dy kryeministrat dolën në një konferencë për shtyp, prej nga ku Rama, duke vlerësuar se Rumania është në vend mik i yni, shtoi se niveli i marrëdhënieve dhe i bashkëpunimit mes dy vendeve është shumë i mirë.
“Kemi firmosur një marrëveshje të rëndësishmë për mbrojtjen sociale dhe po shkojmë drejt finalizimit të një marrëveshjeje për energjinë dhe një marrëveshjeje tjetër për një kuotë bursash për studentët”, tha Rama.
Kryeministri Rama shprehu mirënjohjen për Rumaninë për mbështetjen që ky vend, anëtar në Bashkimin Europian po jep në procesin e integrimit në familjen europiane.Nga ana e tij, Ponta shprehu vendosmërinë për mbështetje edhe në të ardhmen në procesin e integrimit të Shqipërisë.
Në deklarimin e tij, Rama theksoi se i kishte ripërsëritur homologut rumun edhe kërkesën e vazhdueshme të Shqipërisë që Rumania më në fund ta njohë Kosovën, njofton Top Channel.
Sekuestrohet nafta e Venezuelës/ SHBA ndalon dy cisterna në ...
Vuçiq i akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për aleancë ...
FC Drenica apelon për ndihmë: Reshjet e shiut shkaktojnë dëm...
Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik për ...
“Ekipet e mirëmbajtjes janë në teren”, Durmishi apelon qytet...
Rubio thotë se do të takohet me zyrtarët danezë javën tjetër...