Marrëveshja e arritur për reformën zgjedhore mund të ‘griset’ nga ana e socialistëve, nëse opozita jashtëparlamentare nuk ndalon ‘ofensivën’ e akuzave dhe ngecjes.
Kështu ka ‘kërcënuar’ sot në parlament kryeministri Rama, i cili tha se marrëveshjen e arritur një fije peri e ndan nga grisja.
Ne duhet të mbyllim marrëveshjen, keni bërë gabim (Hajdarit) që keni braktisur këshillin, dhe pastaj cfarë doni që të diskutoni me ne një mirëkuptim për të votuar është temë, që pason dhe diskutimet këtu janë diskutime këtu, ata që janë jashtë nuk mund të imponojnë cfarë do të diskutohet këtu. Unë i them edhe njëherë sot Bashës dhe Peco Vasilit, mos dilni të shani dhe shantazhoni. Mos na tundoni se për atë Zot, ajo është një marrëveshje që ka krijuar kushte pozitive për klimën, por për mua nuk është reformë, është një kthim mbrapa për funksion të faktit që Shqipëria të mos bëhet muhabet kafenesh lart e poshtë, por një fije peri e ndan nga grisja pasi këtë fije duhet ta ruajë mirë, se nuk e kemi për borxh që të shpifshin cdo ditë, pasi shumica e shqiptarëve as nuk e pëlqejnë atë marrëveshje dhe nuk i duan listat e mbyllura” tha ai.
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”