Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të grevistëve të Ballshit.
Rama u ka bërë thirrje naftëtarëve të dalin nga greva për të biseduar, teksa shton se nuk ka shkop magjik për të zgjidhur menjëherë situatën.
“Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje“, shkruan Rama.
Sakaq nuk ka vonuar edhe përgjigja nga grevistet, të cilat janë të vendosura për të vazhduar me grevën deri në fund.
Dita e sotme shënon ditën e 24 të grevës. Në ditën e 16 të saj, burrat naftëtarë u zëvendësuan nga gratë kolege. Naftëtarët e Ballshit kërkojnë me ngulm rrogat e pa marra nga kompania që drejtonte rafinerinë.
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë