Në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama gjatë fjalës u ndal te reforma në drejtësi, pavarësia e saj dhe procesi i riorganizimit të PS-së në funksion të zgjedhjeve vendore të vitit 2027.
Ai e cilësoi këtë periudhë si historike, duke theksuar se historia do të mbajë mend vetëm një emër: Partinë Socialiste të Shqipërisë.
Rama tha se drejtësia është e pavarësuar dhe se mazhoranca nuk ka kapacitet të ndërhyjë në zinxhirin e sistemit gjyqësor.
“Ne nuk kemi kapacitetin të ndërhyjmë në këtë zinxhir. Askush nuk mund të tregojë fakte se pushteti politik dhe pushteti ekzekutiv apo legjislativ lidhen me proceset e brendshme të sistemit të drejtësisë. Sot mund të thuhet gjithçka, por askush nuk mund të japë fakte për mungesën e pavarësisë së drejtësisë. Drejtësia sot është e pavarur,” u shpreh ai.
Kryeministri shtoi se kjo pavarësi është arritur në një “shtrat të përgjakur dhe të ndyrë”, ku për më shumë se një shekull drejtësia nuk ka qenë e lirë dhe e paanshme. “Ne e kemi dorëzuar shpatën e sistemit gjyqësor te vetë sistemi gjyqësor. Ne kemi qeverinë e vendit, por nuk kemi qeverinë e drejtësisë,” tha Rama.
Ai njoftoi nisjen e një procesi të kombinuar të komunikimit në gjithë territorin dhe riorganizimit të strukturave të PS-së në funksion të zgjedhjeve vendore të vitit 2027.
“Procesi duhet të jetë i hapur, me njerëzit përtej guackës së organizatave të PS-së. Organizatat duhet të dalin të energjizuara nga procesi i brendshëm zgjedhor. Me njerëzit dhe për njerëzit do të thotë përballje në gjithë territorin me të vërtetat tona, me punët për Shqipërinë,” u shpreh ai, duke shtuar se ky proces është i domosdoshëm për të përgatitur partinë për zgjedhjet e ardhshme.
Rama e cilësoi durimin e socialistëve si “heroik” përballë akuzave dhe “llumit politik e mediatik”. “Institucionet demokratike nuk rriten aq shpejt sa fëmijët. Një fëmije i duhen 18-20 vjet, institucioneve shumë më tepër. Ne jemi frymëzuesit dhe mbështetësit e reformës në drejtësi. Durimi ynë duhet të jetë heroik përballë gjithë llumit,” tha ai.
Rama theksoi se PS është e vetmja forcë që ka hapur një shteg historik për drejtësinë, duke dorëzuar “shpatën e gjyqësorit” te vetë pushteti gjyqësor.
“Ne kemi qeverinë e vendit, por nuk kemi qeverinë e drejtësisë. Ne jemi këtu vetëm për të bërë durim strategjik në funksion të vizionit tonë për transformimin e drejtësisë. Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Socialiste të Shqipërisë. Do mbajë mend këtë kohë të reformës dhe pavarësimit të drejtësisë, të tjerat do i marrë era,” përfundoi ai.
Ky fjalim i Ramës në Asamblenë e PS-së shënon një moment të rëndësishëm politik, ku ai e vendos reformën në drejtësi si gur themeli të trashëgimisë së Partisë Socialiste dhe si një proces që kërkon durim, përballje dhe vizion afatgjatë.
Izraeli paralajmëron përshkallëzim sulmesh ndaj Iranit, teks...
Kosovarët pas festës së Bajramit ia mësyjnë Shqipërisë, fluk...
Ministri Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institu...
Kusari-Lila: Çmimet e naftës varen nga importi, s’ka vend pë...
Orav: Asociacioni mbetet obligim, kërkohen qasje të reja në ...
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...