Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se gjimnazi “Naim Frashëri” në Durrës është drejt përfundimit.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se kjo shkollë po ndërtohet me standardet më të mira bashkëkohore për 750 nxënës dhe mësues, shkruan Arbresh.info.
“Drejt përfundimit edhe një tjetër shkollë e re në Durrës gjimnazi “Naim Frashëri”, i cili po rindërtohet me standardet më të mira bashkëkohore për 750 nxënës dhe mësues”, ka shkruar kryeministri Rama.
Sipas tij, me buxhetin e vitit 2024 do të përfundojnë investimet në 30 shkolla.
“Me buxhetin 2024 përfundojmë investimet në 30 shkolla dhe hapim kantiere të reja në institucionet arsimore nga veriu në jug”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/
Tetë të vdekur, një i zhdukur pas pas një orteku në Kaliforn...
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
Kurti takohet me ambasadorin francez, theksohet mbështetja e...
Trepça në avantazh pas pjesës së parë në finalen ndaj Bashki...
Pacolli uron fillimin e Ramazanit: Allahu na pranoftë agjëri...
Vdes veterani i UÇK-së, Skender Ademi