Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama paralajmëroi sot bizneset për vetërregullim, duke deklaruar se “forca e ligjit do të jetë mbi çdo biznes që mashtron”.
Në komunikimin javor përmes faqes së tij në “Facebook”, Rama u shpreh se “e kemi bërë të ditur publikisht ambicien tonë për të luftuar informalitetin e punëve në të zezë dhe rritur konkurrencën e ndershme si edhe kontributet e sipërmarrjes në arkën e shtetit”.
“Kemi arritur rezultate të rëndësishme deri këtu, por presim ende shumë akoma dhe mundësitë për shumë më tepër janë vërtetë të mëdha”, tha Rama. Me zgjerimin e bazës së TVSH-së, vijoi kreu i ekzekutivit, që tanimë është miratuar nga kuvendi i Shqipërisë dhe prej janarit të ardhshëm do të përfshijë edhe çdo biznes të vogël mbi 2 milion lekë xhiro vjetore, padyshim që vlera e shtuar e operacionit anti-inforamlitet do të rritet. “Fokusi ynë është vënë në radhë të parë tek biznesi i madh. Rritja aktuale me mesatarisht 4.5% e qarkullimit mujor të bizneseve të mëdha është një tregues që flet pozitivisht, siç flet pozitivisht edhe rritja me 15.5% e të ardhurave”, deklaroi kryeministri.
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...