Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar liderët botërorë se fjalët e mira nuk kontribuojnë në luftimin e ndryshimeve klimatike, porse duhen marrë veprime kuptimplota e të përbashkëta.
“Njerëzit hanë, pinë, takohen dhe fotografohen së bashku – ndërsa fotot e liderëve pa zë luhen vazhdimisht në sfond. Për mua, kjo më duket saktësisht si ajo që ndodh në botën reale çdo ditë. Jeta vazhdon, me zakonet e vjetra dhe fjalimet tona. Plot fjalë të mira për luftimin e ndryshimeve klimatike nuk ndryshojnë asgjë”, ka theksuar Rama.
The Guardian, shkruan se kryeministri shqiptar vuri në dukje deklaratën e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili ka thënë se emetimet e karbonit vazhdojnë të rriten.
“Çfarë do të thotë për të ardhmen e botës nëse ndotësit më të mëdhenj vazhdojnë si zakonisht? Çfarë do të bëjmë ne në këtë mbledhje, pa pushim, nëse nuk ka vullnet të përbashkët politik në horizont për të shkuar përtej fjalëve dhe për t’u bashkuar për veprime kuptimplota?”, është shprehur Rama.
Kryeministri Rama po merr pjesë në samitin për klimën “Cop29”, i cili po mbahet për ditën e tretë me radhë në Baku të Azerbajxhanit. Në samitin në Baku ka pasur kritika pasi shtetet nuk po bëjnë sa duhet për të luftuar ndryshimet klimate./rtk
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...
Ligj i ri në New York – paralajmërime për përdorimin e...