Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur sot mirënjohje dhe respekt për të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, zjarrfikësit, si dhe ekipet e Urgjencës Kombëtare dhe Emergjencave Civile, të cilët janë në gatishmëri të plotë për përballimin e situatave të rënda nga zjarret që kanë përfshirë vendin.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Rama ka ndarë një falënderim të veçantë për shefin e Komisariatit të Delvinës, Agim Troci, i cili ka shpëtuar jetë duke rrezikuar jetën e tij në përballje me flakët, shoqëruar me nje set fotografik të zjarrfikësve që luftojnë me flakët.
“Me një veçim plot admirim për shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci që shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën, si edhe zjarrfikës, forca të Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile, të cilët janë në gatishmëri në këtë kohë të vështirë zjarresh në gjithë Europën Mesdhetare,” shkruan Rama.
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...
Interi tashmë kërkon zëvendësuesin për Bastonin
Turqit nuk do të stërviten në “Fadil Vokrri” ...
Shembja e dheut në Prishtinë lë pa rrymë një pjesë të kryeqy...
Pas shembjes së dheut, bllokohet për qarkullim rruga “...